Ballina LAJME ‘Do të hap shtëpi publike e do të legalizoj hashashin’, kandidati për...

‘Do të hap shtëpi publike e do të legalizoj hashashin’, kandidati për bashkinë e Këlcyrës ‘shpalos’ premtimet

Hapja e shtëpive publike dhe legalizimi i hashashit për banorët e Këlcyrës. Këto janë dy prej pikave të veçanta që kandidati për Bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj premton për programin e tij elektoral.

Kasaj është përfaqësues i Partisë së Emigracionit Shqiptar me kryetar Kristaq Papa për shkak se nuk mundi të rregjistrohet si kandidat i pavarur.  Në një intervistë për mediat, Kasaj ka treguar edhe pikat e ‘forta’ për kandidaturën e tij.

Afati i të pavarurit kishte kaluar. Para pak ditësh unë thash sloganin tim: “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf “. Nëse do bëhem kryebashkiak të jeni të bindur dhe rinia e Tepelenës, Gjirokastër dhe Përmetit do të banojnë këtu.. Do të ikin vetëm një muaj në vit për turist nëpër botë. Greqi , Francë e Angli. Ata do kenë bollëkun do kenë paranë. Pak Punë dhe shumë qejf. Qejfi është i shumë llojshëm. Dikush do shpinë publike, dikush do argëtimin, dikush boksin. Bashkia Këlcyrë me kryetar mua do ti  ketë të programuara këto. do hapim shpia publike do legalizohet hashashi me referendum . Unë jam me 1000%  i sigurtë që kryeministri do të na lejojë ta hapim shpi publike dhe të legalizojmë hashashin,  të furnizojmë botën me hashash” ka deklaruar kandidati për kryetar bashkie në Këlcyrë.