Ballina BOTA Djegia e mandateve, zëdhënësja Kocijancic: Kundër integrimit në BE

Djegia e mandateve, zëdhënësja Kocijancic: Kundër integrimit në BE

Vendimi për djegien e mandateve nga opozita ka sjellë dhe reagimin e zëdhënëses së KE, Maja Kocijancic.

Sipas Kocijancic thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare, për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual, janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të reformave të vendit në BE.

“E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet. Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme. Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të reformës së vendit në BE. Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, theksoi Kocijancic më tej.