Ballina Aktualitet Djegia e mandateve, raportuesi Fleckenstein: Deputetët të vendosin individualisht për mandatet

Djegia e mandateve, raportuesi Fleckenstein: Deputetët të vendosin individualisht për mandatet

Vendimin e opozitës për djegien e mandateve parlamentare e ka komentuar së fundmi edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, përfaqësues i social-demokratëve gjermanë në këtë institucion.

Nuk është për herë të parë që po përballemi me këtë situatë, që opozita shqiptare të heqë dorë nga puna në parlament. Sipas mendimit tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim. Është detyra e opozitës për të ofruar një alternativë ndaj politikës aktuale në Parlament dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë Parlamentit. Në fund të ditës, çdo anëtar i Parlamentit vendos nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli,” – ka thënë Fleckenstein.

Rikujtojmë se në orët e vona të pasdites, ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca dhe zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones shkuan në Kryeministri për të diskutuar me shefin e qeverisë Rama për situatën e tensionuar në vend pas protestës së opozitës.