Ballina Aktualitet Djegia e mandateve, PD, kreu Basha përgjigje ambasadës së SHBA

Djegia e mandateve, PD, kreu Basha përgjigje ambasadës së SHBA

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e bërë pak minuta më parë nga ambasada e SHBA në Tiranë, që i bënte apel deputetëve të mos i digjnin mandatet pasi minohej demokracia.

Ai u kundërpërgjigj, duke cituar një shprehje të ish-Presidentit të SHBA, Abraham Lincoln.

“Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Shpresoj që kjo sakrificë nuk do shkojë kot, se ky komb nën zot do ketë lindje të re të lirisë dhe demokracisë. qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut. Nuk do të zhduket as nga faqja e Shqipërisë, Zoti e bekoftë Shqipërinë: Zoti e bekoftë Amerikën,”- tha kreu i PD.