Ballina Aktualitet Djegia e mandateve, Kuvendi dërgon dorëheqjet e deputetëve në KQZ

Djegia e mandateve, Kuvendi dërgon dorëheqjet e deputetëve në KQZ

Ditën e sotme, Kuvendi i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për të zëvendësuar deputetët e opozitës të cilët dogjën mandatin zyrtarisht.

Afati për të dorëzuar kërkesat e deputetëve të opozitës në KQZ-së është 30 ditë, por Kuvendi i ka nisur ato direkt. Sipas rregullores, brenda 30 ditëve KQZ duhet të shprehet për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të opozitës si dhe zëvendësimin e tyre.

Rikujtojmë se opozita vendosi të djegë mandatet e deputetit duke kërkuar qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.