Ballina Aktualitet Djegia e mandateve, kryeministri Rama: Të reflektojmë thellë, të nisim nga vetja

Djegia e mandateve, kryeministri Rama: Të reflektojmë thellë, të nisim nga vetja

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot që përmes rrjeteve sociale, të komunikojë me qytetarët drejtpërdrejtë veprimin e opozitarëve për të djegur mandatet, në të njëjtën kohë që Parlamenti ka mbetur pa opozitë.

Rama theksoi se opozita ka vepruar në këtë mënyrë për interesat vetjake, por duhet të sjellë reflektim të thellë, që për secilin duhet të nisë nga vetja.

“Kanë interesa partiake që synojnë përcarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të refletojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeminsitër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ju dhamë të gjitha portofolet që kërkoi,” – u shpreh Kryeministri.