Ballina Aktualitet Djegia e mandateve, kryeministri Rama: Shqipërisë mund t’i bllokohen negociatat

Djegia e mandateve, kryeministri Rama: Shqipërisë mund t’i bllokohen negociatat

Në komunikimin e drejtpërdrejt me qytetarët, kryeministri Edi Rama renditi arritjet e qeverisë së tij, duke pranuar që nuk është e kulluar por është qeveria që kanë zgjedhur shumica e shqiptarëve.

Rama tha se opozitarët “sa herë e patën pushtetin prodhuan keqqeverisje me pasoja rrënuese, ndërsa sot prodhon vetëm lajme të këqija”.

Kryeministri theksoi gjithashtu se lënia e mandateve është lajm i keq për demokracinë, tha Kryeministri duke pranuar për herë të parë se kjo gjë mund të ndikojë në mos çeljen e negociatave me BE-në në qershor të 2019.

“Është ditë e keqe për demokracinë shqiptare, e dëmshme për jetën politike, kjo është një zgjedhje destructive, fatkeqësia e këtij vendi që goditet nga bijtë e vetë. Kjo mund të rezultojë fatale për çeljen e negocatave këtë vit ashtu si pamjet e turpshme të së shtunëns që bënë xhiron e botës. Nuk jam për të fajësuar opozitën aspak, nuk jam i qetë që opozita sot është kthyer në shqetësim real për partnerët tanë SHBA dhe BE,” – tha ndër të tjera Rama.