Ballina Aktualitet Djegia e mandateve, kryeministri Rama komunikim me qytetarët

Djegia e mandateve, kryeministri Rama komunikim me qytetarët

Pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës së bashkuar, kryeministri i vendit Edi Rama bën me dije se në orën 18:45 do të ketë një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Në 18:45 do t’u drejtohem qytetarëve në një komunikim të drejtpërdrejtë. Faleminderit paraprakisht të gjithë atyre që do ta ndjekin. Kush s’do mundet dhe dëshiron ta ndjekë, do ta ketë të plotë në ERTV,” – shprehet Rama.

Ky do të jetë edhe reagimi i parë i Kryeministrit pas dorëzimit të mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.