Ballina Aktualitet Djegia e mandateve, kryedemokrati Basha: Opozita i bindet qytetarëve

Djegia e mandateve, kryedemokrati Basha: Opozita i bindet qytetarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur pak më parë kryeministrit Edi Rama ndaj djegies së mandeteve, ku ky i fundit u shpreh se nëse opozita do ta kishte seriozisht duhet ta kishte bërë që sot.

Gjatë një interviste për mediat, pas takimit të realizuar me aleatët në selinë e Partisë Demokratike, Basha e konsideroi si budallallëk deklaratën e Ramës, pasi sipas tij opozita ka marrë vendim për t’ju bindur urdhrit të qytetarëve. Sipas kreut të PD Rama nuk është më Kryeministri i Shqipërisë dhe parlamenti nuk është legjitim.

“Mos humbisni kohë me budallaqet e një njeriu të çekuilibruar. E gjithë opozita po i bindet urdhrit të qytetarëve dhe sovranit që u derdh në protestën e 16 shkurtit. Të tjerat janë budallaqe për të evituar të vërteten. Rama nuk është më kryeministrit i Shqipërisë dhe parlamenti nuk është legjitim. Është kolapsi total i sistemit arsimor, është papunësia, varfëria ulur këmbëkryq. Është gjendja e shëndetësisë shqiptare, është ekonomia dhe emigracionit që po zbraz Shqipërinë. Janë këto probleme që kërkojnë zgjidhje. Edi Rama nuk mund t’i japë këto zgjidhje për arsye se qeveria e tij është produkt i krimit dhe oligarkëve,” – u shpreh Basha.