Ballina Aktualitet Djegia e mandateve, ambasadori Soreca: Fazë pasigurie politike, duhet dialog

Djegia e mandateve, ambasadori Soreca: Fazë pasigurie politike, duhet dialog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka folur ditën e sotme nga Korça, mbi situatën politike në vend e mbi djegien e mandateve nga opozita e bashkuar.

Sipas tij, vendi ka hyrë në një pasiguri politike por edhe teknike, e se pa dialog s’ka zgjidhje për integrimin në BE.

Situatë e veçantë politike. Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin. Kjo është një gjendje kundër produktive. Çdo deputet ka të drejtën ta bëjë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është parlamenti. Heqja e të drejtës për ta bërë këtë në parlament nuk është gjë e mirë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe ky vendim e minon këtë gjë. E minon progresin e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ka bërë progres të mirë që nga qershori 2018 dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdojë Shqipëria këtë rrugë në këtë situatë politike. Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këtë situatë. Kemi hyrë në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike. Ne mendojmë që për këtë duhet menduar seriozisht dhe duhet hyrë në dialog. Është e vështirë të bëjmë parashikime, por pasiguria është shumë e lartë dhe ne kemi hyrë në këtë situatë vetëm që dje ndaj nuk mund te parashikojmë. E vetmja gjë që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Mendoj që vendimi i opozitës ishte rrjedhojë i vlerësimit që ata vetë bënë. Siç e thamë ne nuk mendojmë që kjo është rruga më e mirë për Shqipërinë. E përsëris ne respektojmë vendimin e atyre që vendosën të lenë mandatin por çështja është si Shqipëria mund të ecë përpara drejt BE,“- tha Soreca.