Djegia e katër banesave në Berat, humbin jetën babë e bir

143

Detaje tragjike raportohen pas djegies së katër banesave në qytetitn e Beratit gjatë natës së shkuar.

Mësohet se nga shkrumbimi i njërës prej shtëpive, kanë humbur jetën dy persona, të cilët dyshohet se janë babë e bir, J.V., dhe M.V.

Ndërkohë, i vëllai i viktimës tha për ‘ABC’, se dyshohet se mund të kenë humbur jetën tre persona, Jovani, Mateo Vangjeli dhe një shok i Mateos.

Gjithashtu ai u shpreh se nuk dihet se nga kush mund të jetë shkaktuar zjarri, por dyshohet nga një rezistencë të cilën e përdornin për të gatuar.

Ndërsa kunata, tregon se pasi e kanë lajmëruar që ka rënë zjarri, kanë marrë menjëherë zjarrfikëset në telefon dhe janë nisur drejt banesës.

Zjarri ka rënë pas pas mesnatës në një banesë në lagjen “Muzakaj” dhe më pas flakët janë përhapur edhe në tre shtëpi të tjera.noa