Djali i Moammar Gaddaf-it kandidon për president

27

Djali i diktatorit libian, Moammar Gaddafi do të kandidojë për pozicionin e Presidentit në zgjedhjet presidenciale të vendit muajin e ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zgjedhore e Libisë, ndërsa Seif al-Islam Gaddafi dorëzoi dokumentet e tij të kandidaturës. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se në vitin 2011, djali i Gaddafi, u kap nga luftëtarët, pasi një kryengritje popullore e rrëzoi babanë e tij nga pushteti pas më shumë se 40 vjetësh.

Seif al-Islam Gaddafi u lirua në qershor të vitit 2017 pas thuajse pesë vitesh paraburgim.

Kujtojmë se Libia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 24 dhjetor, pas disa vitesh përpjekjesh të udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të siguruar një të ardhme më demokratike dhe për t’i dhënë fund luftës.