Ballina Showbiz Djali i deputetit të PS-së martohet me vajzën e zyrtarit të LSI-së

Djali i deputetit të PS-së martohet me vajzën e zyrtarit të LSI-së

Djali i deputetit të PS-së Bashkim Fino, Redi, martohet me vajzën e ish-drejtorit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe anëtar i Kryesisë së LSI-së, Gëzim Podgorica.

Ka qenë vetë nusja që publikuar momentet intime me anë të disa fotove të publikuar në rrjetin social, Instagram. Në të cilat shohim nusen teksa pozon me fustanin e bardhë dhe me një krehje të thjeshtë, në tarracë të rrethuar me qirinj dhe lule.

Ndërsa dhëndri, Redi Fino, mbante veshur një kostum të zi elegant dhe këmishë të bardhë. “Kur ëndrrat bëhen realitet 12/12/2018. Dashuria ime Redi Fino”, – shkruan në postimin e saj Edlira.