Ballina Aktualitet Divjakë, çahen tubat e ujësjellësit të ri, banorët fajësojnë punimet pa cilësi

Divjakë, çahen tubat e ujësjellësit të ri, banorët fajësojnë punimet pa cilësi

Në këtë rrugë nuk ka rënë shi por kanë shpërthyer ujërat e tubave të ujësjellësit të ri të njësisë administrative Çermë të Bashkisë Divjakë.

Nga ky investim, një prej më të mëdhenjve në zonë parashikohej të merrnin ujë rreth 4 mijë familje të fshatrave të Çermës. Pas përfundimit të 2 fazave të para të investimit Bashkia Divjake ka nisur muajt e fundit lidhjen e kontratave me abonentët, por tubat thonë banorët kanë nisur të çahen.

I kontaktuar në telefon drejtori i Ujësjellësit në Divjakë, Ylli Stambolliu i’a hedh përgjegjësinë firmës, e cila ka kryer punimet.

Sipas Stambollit çdo defekt dhe problem që duhet ta riparojë firma deri në vitin 2020 kur Bashkia Divjakë sipas kontratës do të marrë në dorëzim investimin.