Babai i Çiljetës, Ferdinand Xhilaga, ka humbur jetēn pas komplikacioneve nga Covid-19.
“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e ‘Wake Up’, këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, tha moderatori Isli Islami mëngjesin e programit nga ku Çiljeta u largua para disa ditësh nga emisioni ku ishte e ftuar.
Fatkeqësisht ai nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin dhe ditën e sotme u nda nga jeta. Në rrjetet sociale Çiljeta ka vendosur fjongon e zezë, simbol në të tilla raste.