Ditë e zezë për moderatoren e njohur, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

290

Mamaja e moderatores Fiori Dardha është ndarë nga jeta pas disa muajsh betejë me një “sëmundje të tmerrshme”.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë moderatorja.

“Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.

Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!

Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë!

Të duam, mam’!”, – shkruan ajo në rrjetet sociale.