E hëna ka rezultuar një ditë e zezë për Elbasanin.
Një 17-vjeçar dhe një nënë e re shtatzënë, kanë humbur jetën, pa mundur t’ia dalin dhe të fitojnë betejën me koronavirusin.
I riu ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin Covid 1 në kryeqytet teksa nuk dihet nëse kishte sëmundje shoqëruese.
I riu ndodhej prej një jave i intubuar në Infektiv.
Sa i takon rastit të 30-vjeçares, burimet shprehen se e reja ka qenë shtatzënë dhe ka humbur jetën pas infektimit me Covid në qytetin e Elbasanit.