Ballina Aktualitet Ditë e trishtë për reperen. Loredana në zi për të atin.

Ditë e trishtë për reperen. Loredana në zi për të atin.

Reperja Loredana Zefi ka marrë një lajm shumë të trishtë ditën e sotme. Babai i saj, Lush Zefi ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesi dhe lajmin tragjik e ka ndarë për ndjekësit vetë reperja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Pikërisht sot në “Ditën e Babait”, Loredana shkruan se ka marrë një goditje të rëndë.

“Është Dita e Babait dhe ti je larg babai im, po shumë thellë në zemrën time!”- shkruan Loredana, teksa ka ndarë një foto ku shihet në një feste.