Ballina Aktualitet Dita ndërkombëtare e tolerancës, presidenti Meta: Vend unikal në botë për harmoninë...

Dita ndërkombëtare e tolerancës, presidenti Meta: Vend unikal në botë për harmoninë fetare

Në ditën Ndërkombëtar të Tolerancës, presidenti Ilir Meta deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria është një model unikal në botë për tolerancë fetare.

“Është një nder për Shqipërinë të jetë pritëse e një evenimenti me rendësi globale. Pas 100 vitesh kur shikojnë një  botë të trazuar, ndjejmë keqardhje të arrijmë paqen duke përdorur dhunën. Ky formum ku bashkon përpjekjet është në linjë e OKB duke kontribuuar në shtrirjen e paqes dhe kulturës. Shqipëria ka një meritë  në ruajtjen e tolerancës. Ne jemi një vend unikal për harmoninë fetare,”- tha ai.

Gjithashtu Meta theksoi faktin se Shqipëria është  një vend, i cili kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për këtë ai premtoi mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.