Ballina Aktualitet Dita Kombëtare e Greqisë, presidenti Meta mesazh për dy vendet

Dita Kombëtare e Greqisë, presidenti Meta mesazh për dy vendet

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, presidenti Ilir Meta ka ndarë përshtypjet e tij, shoqëruar me një mesazh për dy kombet, pas pranisë së sotme në ceremoninë e organizuar në Ditën Kombëtare të Greqisë.

“ I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë. Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar.
Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.
Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!”-shkruan Kreu i Shtetit në postimin e tij.