Dita festive kthehet në ditë të zezë për këto familje, 4 të mbytur për 24 orë!

62

Kjo e premte e cila duhet të ishte festive është shndërruar në tragjedi. Shkaku për zinë në familjet e këtyre persona është mbytja në ujë.

Dy persona janë raportuar të mbytur në rrethana të mistershme në lumin Buna në Shkodër.

Ata u identifikuan si Dhurim Arra 39 vjeç dhe Frenki Pëllumbaj 14 vjeç.

Trupat e dy të mbyturve janë gjetur mëngjesin e sotëm nga kërkimet e polumbarëve.

Gjithashtu ditën e sotme janë shënuar dy mbytje të tjera.

Një i ri u mbyt në Lumin Vjosa pasi kishte hyrë për t’u larë.

30-vjeçari Armando Begaj ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, por asnjëri nga ta nuk arriti ta ndihmonte.

Sikur kjo e premte të mos ishte më e zezë, një fëmijë u mbyt në Lumin Drin.

Në spitalin e Dibrës ka mbërritur një telefonatë përmes së cilës është kërkuar ambulanca për të marrë trupin e pajetë.

Ngjarja tragjike është shënuar në në afëri të Luznisë në lumin Drini i Zi.