Ballina Aktualitet Dita e Pavarësisë, presidenti rus Putin uron homologun e tij shqiptar

Dita e Pavarësisë, presidenti rus Putin uron homologun e tij shqiptar

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka përcjellë një mesazh urimi presidentit të Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit. Në mesazhin e urimit, presidenti rus shpreh sigurinë se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Në mesazh, presidenti Putin i uron presidentit Meta dhe gjithë kombit shqiptar mirëqenie dhe begati.