Dita e nesërme shënon fillimin e “shtetrrethimit”, ja sa mendohet të jetë gjoba për ata që do të lëvizin “pa leje”

195

Dita e nesërme shënon fillimin e shtetrrethimit për vendin.

Nga ora 22:00-6:00 pa autorizim nuk do të mundet të lëvizë asnjë person.

Mediat kanë bërë me dije gjithashtu se personat të cilët nuk do të rrespektojnë aktin normativ do të gjobiten 10 mijë lekë të reja.

Gjoba do të jetë dukshëm më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, teksa burime për mediat konfirmojnë se sektorët si OSHEE, Energjitika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat do të bëjnë përjashtim nga kufizimi lëvizjes.

Gjithashtu restorantet do mund të përdorin sistemin “delivery”.