Ballina Aktualitet Dita e mësuesit, presidenti Meta uron: Nderim mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë

Dita e mësuesit, presidenti Meta uron: Nderim mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë

Urimi i parë për festën e mësuesit ka ardhur nga Presidenti Ilir Meta, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!” – uron Presidenti në postimin e tij.

Kujtojmë se më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.