Ballina Aktualitet Dita e mësuesit, deputeti Balla uron nga Elbasani

Dita e mësuesit, deputeti Balla uron nga Elbasani

Deputeti Taulant Balla, njëkohësisht edhe nëkryetari i Partisë Socialistë, ka zgjedhur t’ju urojë festën mësuesve nga shkolla “Qamil Guranjaku” në Elbasan, e cila feston sot edhe 60-vjetorin.

“Gëzuar 7 Marsin🌹🙏
Urimin për këtë ditë të veçantë vendosa ta bëj nga Shkolla “Qamil Guranjaku” në Elbasan, e cila këtë 7 Mars feston edhe 60-vjetorin.
Një përgjigje për disa politikanë të cilët hedhin baltë mbi Elbasanin sa herë u jepet mundësia: “Kush mendon që Elbasani është diçka tjetër, përveç se djepi i dijes, e ka shumë gabim. Elbasani është kryeqyteti i dijes në të gjithë Shqipërinë. Mirënjohje dhe respekt pafund për misionin tuaj në përçimin e dijes, rritjes së brezave të rinj dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë. Shkolla “Qamil Guranjaku” dhe një sërë shkollash të tjera në Elbasan janë rikonstruktuar konform të gjitha standardeve dhe tashmë plotësojnë kushtet e duhura fizike për një proces mësimor normal. Në këtë model do të vijojmë me rikonstruksionin e të gjitha shkollave sepse të gjithë fëmijët meritojnë të njëjtat mundësi dhe detyra jonë është t’ua ofrojmë ato,” – shprehet Balla, i cili zgjodhi dhe t’ju përgjigjet të gjithë atyre politikanëve që hedhin baltë mbi Elbasanin.