Ballina Aktualitet Dita Botërore e Diabetit, apel për qytetarët

Dita Botërore e Diabetit, apel për qytetarët

Kryetari i Bashkisë së Durrësit është bërë pjesë e një aktiviteti e organizuar me rastin e ditës botërore të diabetit. Ky aktivitet është organizuar nga Spitali Rajonal i këtij qyteti nga Shoqata e Diabetit dhe Instituti i Shëndetiti Publik së bashku me Bashkinë e Durrësit.

Gjatë këtij aktiviteti sensibilizues mjekët kanë kryer edhe matjen e thjeshtë të glicemisë falas për qytetarët e shumtë që kanë ardhur për tu kontrolluar nëse kanë ose jo shenjat e diabetit.

Kryebashkiaku Dako i është bashkuar kësaj nisme sensibilizuese për të parandaluar diabetin dhe për të ndërgjegjësuar ata qytetarë që nuk janë prekur nga sëmundja që të bëjnë vazhdimisht kontrollet përkatëse në mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje.

Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si, sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave, amputime të këmbëve etj.

Aktivitete të tilla shërbejnë për të rritur ndjeshmërinë e njerëzve që kjo sëmundje të mbahet nën kontroll dhe të parandalohet. Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike. Kjo lloj sëmundje nuk prek vetëm një person po në shumë raste edhe të gjithë familjen.