Ballina Kuriozitete Disa arsye se pse duhet ta lani fytyrën me uthull

Disa arsye se pse duhet ta lani fytyrën me uthull

Shumë njerëz e dinë se uthulla e mollës është mjaft e dobishme për shumë gjëra, por ajo që ata nuk e dinë është se kjo mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj. Uthulla e mollës, jo vetëm që nuk e dëmton lëkurën tuaj, por përkundrazi ju kursen paratë e pastruesve të shtrenjtë të fytyrës.

Lani fytyrën tuaj me uthull molle çdo ditë dhe shikoni se si pikat e moshës nisin të zvogëlohen, ose të zhduken fare.

Proçesi i bërjes së uthullës së mollës krijon acid malik. Kjo është ajo që e bën uthullën e mollës aq të mirë për aknet. Studimet kanë treguar se acidi malik mund të vrasë bakteret dhe të luftojë viruset. Ajo parandalon fillimin e puçrrave në fytyrë, të cilat zakonisht ndodhin për shkak të inflamacionit dhe baktereve.

Sipas dermatologut të New York-ut, Dr. Karen Hammerman, nëse lani fytyrën me uthull molle të holluar në ujë 3-4 herë në javë, mund të ndihmoni në balancimin e nivelit të pH në fytyrë. Uthulla e mollës balancon sebumin që mund t’a bëjë lëkurën tuaj të duket e yndyrshme dhe me vaj. Lani fytyrën çdo ditë për të mbajtur një çehre të bukur dhe të freskët.

Sipas Jodi Friedman, një bloger për “The Huffington Post”, uthulla e mollës gjithashtu bën mrekulli kur është fjala për zvogëlimin e rrudhave. Që kjo të funksionojë, lani fytyrën me uthull të holluar çdo ditë.

Disa njerëz mendojnë se pirja e një gote uthull molle gjithashtu ndihmon. Përzihet një pjesë uthull në gjashtë pjesë ujë.

Studimet tregojnë se larja e fytyrës me uthull molle të holluar me ujë çdo ditë vret toksinat dhe i jep lëkurës një shkëlqim të bukur. Ndaj, praktikojeni sa më shpesh!