Ballina Stil / Modë Dimër i ftohtë me nuanca flokësh të ngrohta për 2019

Dimër i ftohtë me nuanca flokësh të ngrohta për 2019

Çfarë është më cool se ky dimër që po vjen, sesa trendet e ngjyrave të flokëve të dimrit që janë kaq të mrekullueshme, saqë nuk do e ndjeni të ftohtin e dimrit me hijet e ëmbla të tyre. Për biondet e platinit që mendojnë se ngjyra e tyre është pak e akullt, jepini një nuancë të ngrohtë me një hije të ndritshme, të artë. Nëse jeni brune, rifreskoni ngjyrën tuaj duke kaluar në një kafe të pasur me nuancë gështenje. Sharon Dorram, mjeshtri i flokëve sjell këshillat dhe tendencat që ju nevojiten për këtë dimër 2019.

Rrënjë natyrale

Ndonjëherë çdo femër është dembele për të prekur rrënjën e saj të flokëve shpesh. Tani lënia e rrënjës natyrale është zyrtarisht një nga tendencat më të mëdha të flokëve, mjafton të jenë të shëndetshmë.

Çelësi është që të nxirrni një nuancë jo të largët nga ngjyra juaj e natyrshme bazë, në mënyrë që të mos ketë shumë kontrast pasi të rriten.

Nuancat e lehta të së kuqes

Këtë 2019, e kuqja nuk do të jetë vetëm një ngjyrë e preferuar për veshjet, por edhe për flokët. Pamje dhe ndryshim i përkryer për biondet që duan të sjellin një look të ngrohtë në dimër.

Kafe e ftohtë

Mund të jetë dimër, por nuk është e doemosdoshme të hiqni nuancat e kafes as shumë të ftohtë, por as shumë të ngrohtë të vjeshës. Pamjen ideale të kësaj nuance mund ta arrini duke i dhënë disa fije të lehta ose highlights siç njihen ndryshe në skajet e flokëve, që me delikatesë do të ngrohin paksa tonin e lëkurës.

Bjonde e butë

Nëse jeni tek nuancat e platinit merrni në konsideratë të mos bllokoheni më në to këtë here, por zgjidhni një bjonde të butë, me një pamje të shëndetshme e të pasuruar të flokut.

Brune e “pasur”

Kur temperaturat të bien pasuroni ngjyrën tuaj të flokëve me nuancat e brunes natyrale e të shëndetshme. Me një hije bruneje të gështenjës, flokët tuaj do të duken të shkëlqyeshëm dhe të shëndetshëm.