Dikur yll i “Wrestling”, ndërron gjini kampioni 42 vjeçar

151

Tyler Reks, ish-ylli 42-vjeçar amerikan i sportit të ‘wrestling’ në stilin e lirë, është shndërruar në Gabbi Tuft.

Për të zbuluar ndryshimin e gjinisë, ishte vetë Gabbi në Instagram, ku postoi një foto që tregon, “para” dhe “pas”.

“Kjo është pjesa ime që ka mbetur në hije, ajo e frikësuar se çfarë mund të mendojë bota, e frikësuar nga ajo që do të thoshin ose bënin familja ime, miqtë e mi, ndjekësit e mi, – shkruan  Gabbi në foton që shoqëron postimin. – Tani mund të them me besim se e dua veten për atë që jam”.