Digjet “Porsche” luksoz në Elbasan, pronari emër i njohur për policinë dhe nën shënjestrën e OFL!

135

Një makinë tip “Porche”, me targa AA 007 NG është shkrumbuar në Elbasan.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “28 Nëntori”, mbrëmjen e djeshme.

Mjeti i djegur rezulton në pronësi të biznesmenit Elis Bahushi.

Dyshimet e para janë se makina është djegur qëllimisht, megjithatë policia ka nisur punën për të zbuluar më shumë.

Bahushi rezulton një nga të arrestuarit, për laboratorin e heroinës në Berong të Hasit.

Më 19 gusht, Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë Bahushit, për shkak se rezulton i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe të ardhurat e tij, dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal.