Digjet një automjet, policia jep detajet e para

18

Një automjet është djegur paraditen e sotme në Vlorë.

Policia ka bërë me dije se makina në pronësi të E.B. ka qenë i parkuar në lagjen “Osman Haxhiu”, në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

“Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”, në pronësi të shtetasit E. B.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.