Digjet makina në mes të autostradës

18

Një makinë është djegur në bay pasin e Lushnjes sot.

Bëhet fjalë për automjeti, tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili ka dalë pa lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, për të eliminuar pasojat e zjarrit.

Policia e qarkullimit po kryen veprimet e nevojshme.

Sipas drejtuesit të mjetit, ai ka qenë i vetëm në makinë dhe mendohet se shkak i zjarrit ka qenë kataliti apo pjesët përcjellëse te gazrave të nxehtë të motorit.

Policia po kryen veprimet hetimore për të gjetur shkakun e zjarrit ne mjetin, i cili në pjesën e pasme është djegur totalisht, por pjesa e motorit është e paprekur.

Policia rrugore po kujdeset për trafikun dhe disiplinimin e tij në autostradë.