Ballina Kronikë Digjet makina luksoze gjatë natës, dyshimet e para

Digjet makina luksoze gjatë natës, dyshimet e para

Një makinë tip “Benz” i ri me targë AA999XS është djegur gjatë natës në  Gramsh.

Makina rezulton në pronësi të shtetasit Gj.B, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Xhileli’, në afërsi të qendrës së qytetit.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit, nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme apo thjesht aksidentale.

Makina është djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton mbi shkaqet e zjarrit.