Digjet gjatë natës një makinë në Durrës, dyshimet e para

31

Një makinë është gjetur sot në mëngjes e shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në lagjen numër 11.

Sipas burimeve paraprake dyshohet se makina mund të jetë djegur aksidentalisht, pasi ka marrë flakë në pjesën e përparme të saj.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.