Ballina Aktualitet Digjen goma në rrugë, bllokohet aksi Peshkopi-Bulqizë

Digjen goma në rrugë, bllokohet aksi Peshkopi-Bulqizë

Persona të paidentifikuar kanë djegur në orët e mbrëmjes goma në rrugën Peshkopi-Bulqizë, duke e bllokuar qarkullimin për 30 minuta në aksin kombëtar.

Siç raporton gazetari i “Ora News”, në vendin e ngjarjes nuk ndodhet asnjë nga efektivët e rendit apo mjet zjarrfikës.

Ngjarja ka ndodhur 2 km larg Shupenzës dhe qytetarët po përpiqen të shuajnë vetë zjarrin.