Digjen barakat e komunitetit rom në Shkodër, nuk dihen shkaqet e zjarrit

24

Të paktën katër baraka të komunitetit rom në Shkodër janë djegur plotësisht nga zjarri.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa është e paqartë rënia e zjarrit.

Zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ata që ndodheshin aty në ato momente janë larguar me shpejtësi për të shmangur ndonjë tragjedi.