Ballina Showbiz Didier Drogba i jep fund karrierës se tij në futboll

Didier Drogba i jep fund karrierës se tij në futboll

Ai ka postuar një shkrim duke i falënderuar fansat, familjen dhe bashkëlojtarët gjatë karrierës së tij.

Ndeshja e fundit e Drogbas me Phoenix Rising ishte në finalen e USL-së kundër Louisville Cityt e cila përfundoi 1-0.

“Nëse dikush të thotë se ëndrrat e tua janë shumë të mëdha, vetëm thuaju faleminderit dhe puno më shumë për t’i bërë ato realitet”,- ka shkruar në postimin e tij Drogba.

Drogba njihet si futbollist i madh te Chelsea, duke fituar katër tituj të Premierligës dhe katër tituj të FA Cup.