Ballina Aktualitet Dibër, veriu zbardhet nga bora

Dibër, veriu zbardhet nga bora

Menjëherë pas rënies së parë në juglindje, reshjet e borës kanë nisur edhe në verilindje të vendit. Fshatrat e Dibrës por edhe të Bulqizës janë zgjuar mëngjesin e sotëm të bardha, ndërsa vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh apo emergjenca të tjera.

Mesa duket ditët e ngrohta dhe me diell ia kanë lënë vendin dimrit.

Ditën e djeshme ra bora e parë edhe në Dardhë të Korçës, e cila për disa minuta reshje u zbardh e tëra.