Ballina Kronikë Dibër, tre plumba të miturit pas sherrit me babain, doktori flet për...

Dibër, tre plumba të miturit pas sherrit me babain, doktori flet për gjendjen e 6-vjeçarit

Fëmija 6 vjeç që mori tre plumba kur një person qëlloi drejt shtëpisë pasi ishte zënë me të atin e tij ndodhet tashmë në Tiranë për mjekim të specializuar.

Doktori në spitalin e Dibrës tregon gjendjen e rëndë të fëmijës dhe si u veprua për situatën e tij.

Ndërkohë, policia e ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë në Krastë, ku një 27-vjecar, qëlloi me tre plumba një fëmijë 6-vjecar, pasi shkoi në banesën e tij, pas një sherri që kishte me babain e të miturit. 

“Pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi J. K, është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë”.