Ballina Aktualitet Dibër, plagoset një person me armë zjarri

Dibër, plagoset një person me armë zjarri

Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Peshkopi. Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta, si rrjedhojë e një konflikti të mëparshëm.

Sipas njoftimit, shtetasi A. Sh., 33 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri, të tipit pistoletë, shtetasin V. K., 32 vjeç. Ky i fundit ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar menjëherë dhe forcat e Policisë së Shtetit po punojnë për kapjen e tij.