Ballina Aktualitet Dibër, në pranga 46-vjeçari, keqtrajtoi të miturin

Dibër, në pranga 46-vjeçari, keqtrajtoi të miturin

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policies së Dibrës, pasi akuzohet për keqtrajtim të një të mituri. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh.V, banues në Bulqizë.

Mësohet se Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale keqtrajtim të të miturit.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.