Ballina RAJONI Maqedoni, ndërron jetë kreu i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata

Maqedoni, ndërron jetë kreu i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata

Në një deklaratë për mediat, Komuna e Dibrës thotë se Ruzhdi Lata ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

Prej vitit 1980, ai ka punuar në Bashkësinë Islame dhe në të njejtën kohë ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës, në katedrën e orientalistikës, deri në vitin 1991 kur sërbët e larguan me dhunë. Pas vitit 1993, ai punoi në Bashkësinë Islame në Maqedoni dhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

Në vitin 2013 u votua dhe u zgjodh kryetar i Komunë së Dibrës.