Ballina Aktualitet Dibër, lëkundje tërmeti me magnitudë 2,6 ballë

Dibër, lëkundje tërmeti me magnitudë 2,6 ballë

Një tërmet me magnitudë 2,6 ballë ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Dibrës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 17:17 dhe epiqendra ka qenë 2,7 kilometra në Juglindje të Kurdarit, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 19 kilometra.

Bëhet me dije se nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve.