Ballina Kronikë Dibër dhe Mat, kapen dy të kërkuar për vepra të ndryshme penale

Dibër dhe Mat, kapen dy të kërkuar për vepra të ndryshme penale

Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në qarkun e Dibrës janë arrestuar brenda 12 orësh.

Në Mat është ndaluar një shtetas në kërkim, pjesëtar i një grupi që kryente vjedhje automjetesh në Tiranë. Në Bulqizë, u kap kapet një shtetas në kërkim i dënuar me tre vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit nr. 3 Tiranë, u bë e mundur që të kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim , Gentjan Ahmetsulaj 39 vjeç, banues në Burrel, Bashkia Mat, i dënuar disa herë për vjedhje.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i një punë hetimore dhe profesionale, kapën shtetasin e kërkuar Jurgen Balliu 23 vjeç, banues në fshatin Sopot, Bulqizë.