Ballina Aktualitet Dibër, arrestohet 41-vjeçari për armëmbajtje dhe municione pa leje

Dibër, arrestohet 41-vjeçari për armëmbajtje dhe municione pa leje

Policia e Dibrës ka arrestuar një 41-vjeçar nga fshati ”Katund i Ri”, pas një kontrolli në shtëpinë e tij, ku janë gjetur të fshehura armë e municione.
I arrestuari Altin Mera rezulton me preçedentë të mëparshëm penalë, pasi është dënuar për plagosje të lehtë.
Në banesën e tij u sekuestruan një armë zjarri automatike model 56, dy krëhëra të mbushur me fishekë, si dhe 950 fishekë të tjerë të fshehura në një çantë, që mbaheshin pa lejen e organeve kompetente