Ballina Aktualitet Dibër, aksident me vdekje në rrugën Maqellarë-Peshkopi

Dibër, aksident me vdekje në rrugën Maqellarë-Peshkopi

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një i ri 34-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Ndërkohë, për momentin janë ende të paqarta shkaqet e aksidentit. Policia Rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton rrethanat e mundshme të aksidentit.