Ballina Showbiz Dhurata Dora dhe hiti “Zemër”, arrin 100 milionë klikime

Dhurata Dora dhe hiti “Zemër”, arrin 100 milionë klikime

Hiti ‘Zemër’ i një prej këngëtareve më të pëlqyera kosova, Dhurata Dorës, i cili është realizuar në bashkëpunim me reperin algjerian Soolking që jeton në Francë, ka arritur të kapë shifrën e 100 milionë klikimeve në Youtube.

Me një tekst të shkruar nga të dy këngëtarët dhe me muzikë (beat) nga Big Bang, videoklipi i Dhurata Dorës mori më shumë klikime se sa pritshmëritë e saj.

‘Zemër’ padyshim se mund të konsiderohet tashmë si një nga hitet e kësaj vere!