Dy burra janë arrestuar me akuzën e dhunës, në Tiranë.

I pari është shtetasi me inicialet E.H., 36 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike si dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen.

Po ashtu, është prangosur edhe 39-vjeçari me inicialet O.C., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Arsyet dyshohet të jenë për shkak të kushteve ekonomike në një rast.

Në rastin tjetër, për shkak se burri nuk e pranonte dot ndarjen me ish-bashkëjetuesen.