Dhunonin partneret e tyre, burg për dy persona në Tiranë

42

Shërbimet e policisë në Tiranë kanë bërë arrstimin në flagrancë të shtetasit A.S, i cili dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizikë dhe psikologjike, ndaj bashkësjetueses së tij S.S.

Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim A.S, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Dhunë në familje”, dhe “Mbajtje pa leje te armëve luftarake“.

Për personin nën hetim A. S caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.S.

Gjithshtu u arrestua në flagrancë të shtetasit R.G, i cili dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizikë dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij E.G.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për R.G, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Dhunë në familje.