Dhunonin bashkëshortet, arrestohen dy burra, njëri prej tyre mbante edhe armë zjarri

46
Foto ilustruese

Dy burra në Malësinë e Madhe janë vënë në pranga me akuzën e dhunës në familje.

I pari është 48-vjeçari me inicialet B. K., i cili u kap duke rrahur bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik, një armë gjahu çifte dhe 252 fishekë, të cilat i mbante pa leje.

Në një rast të ngjashëm është arrestuar edhe 53-vjeçari me inicialet F. P., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.